25 Prill 2024

Pagat rriten edhe për 25 për qind

Prishtinë, 1 nëntor - Pavarësisht se kush do ta udhëheq Qeverinë e Kosovës, punonjësit në administratën shtetërore do të marrin pagat me rritje prej 25 për qind, uke filluar nga viti i ardhshëm.

Kështu do të ndodhë nëse Kuvendi pas konstituimit do të miratojë projektbuxhetin e vitit 2015 i cili është miratuar nga Qeveria në detyrë.

Qeveria me projektligjin për buxhetin e vitit 2015, parasheh që vetëm për paga dhe mëditje t’i shpenzojë hiq më pak se 549 milionë euro, ku në këtë hyn edhe rritja e pagave prej 25 për qind.

“Shikuar nga këndvështrimi i kategorive ekonomike, buxheti për paga do të ketë një rritje të konsiderueshme nga 487.1 milionë euro në vitin 2014, në 549.1 milionë euro në vitin 2015, konform Vendimit të Qeverisë të këtij viti për rritjen e pagave për nëpunësit publikë në nivelin prej 25 për qind”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

/Tribuna/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)