28 Mars 2024

BB rangon Kosovën në vendin e 75 sa i përket të bërit biznes

Prishtinë, 29 tetor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), të mërkurën ka mbajtur një konferencë për media, ku ka prezantuar raportin e Bankës Botërore për Kosovën. Sipas raportit, Kosova është ngritur në vendin e 75 në Raportin e Bankës Botërore sa i përket të bërit biznes, duke shënuar një ngritje tw konsiderueshme nga vitet paraprake.
 
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka shprehur kënaqësinë që e ka pranuar postin e ministrit të kësaj ministrie, prej dy personaliteteve të AKR-së, znj. Kusari-Lila dhe z. Nikaj, duke theksuar se “këto personalitete, po shihet prej raporteve vit pas viti, që kanë bërë një punë të shkëlqyeshme dhe këto ditë sa jam ministër kam parë një organizim dhe rregull fantastik që është për çdo lavdatë”.

Ministri Mulaj, po ashtu ka theksuar se raporti i Bankës Botërore për Kosovën ka gëzuar Kosovën dhe bartësit e këtyre reformave që kanë ndodhur në Kosovë si dhe stafin e kësaj ministrie, njerëzit që kanë punuar me përkushtim.

“Rezultatet tregojnë se Kosova ka bërë një progres të mirë për shumë vende të të bërit biznes dhe Banka Botërore e ka vlerësuar këtë”, tha ministri Mulaj, duke falënderuar stafin e MTI-së, të cilët kanë punuar që ky raport i Bankës Botërore, ashtu siç ka qenë edhe raporti i Komisionit Evropian, ta vlerësojë punën e kësaj ministrie dhe të ministrave paraprak.

“Një nga indikatorët që ka pasur më së shumti rritje për 58 vende prej vendit 100 ka rënë në vendin e 42 është indikatorit i regjistrimit të bizneseve, që është rritja më e madhe që ka ndodhur për këtë vit”, ka thënë ministri Mulaj, duke shtuar se ka edhe të arritura tjera të cilat janë domethënëse për të bërit biznes.  

Ministri i MTI-së, z. Mulaj, premtoi se për sa kohë që do të jetë ministër do të angazhohet maksimalisht për t’i avancuar edhe më tej, pavarësisht se kur do të formohen institucionet e reja, që njëherësh uroj që ato të formohen sa me shpejt. Ai po ashtu ka shprehur mbështetje për stafin e MTI-së në vazhdimin e reformave  ”të të bërit biznes”.

Ndërkaq Gazmend Mejzini, Kryeshef në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit, tha se sot indeksi i Bankës Botërore “Doing Business” ka shpallur raportin ku në kuadër të 192 ekonomive  të gjithë botës edhe Kosova është vlerësuar sikur që është vlerësuar edhe në vitet paraprake.

“Qysh prej vitit 2011, si rezultat i punës së madhe dhe reformave të mirëfillta që janë ndërmarrë në kuadër të kësaj ministrie, derisa ka qenë ministrja Kusari-Lila në vazhdim me ministrin Bernard Nikaj, por edhe tash me ministrin e ri jemi duke vazhduar dhe jemi duke bërë krejt çka është në kuadër të mundësive tona që ta përmirësojmë klimën e të bërit biznes dhe t’u ofrojmë bizneseve kushte sa më të mira që ta ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik”, ka thënë Mejzini.

Ai më tej shtoi se Banka Botërore bën vlerësimin e 10 indikatorëve në kuadër të raportit, duke u përqendruar në indikatorin që ka të bëjë kryesisht me ketë ministri dhe ARBK-në, e që është indikatori i fillimit të biznesit, ku janë bërë ndryshme dhe është treguar një progres dhe një rezultat jashtëzakonisht i mirë.

“Vitin e kaluar rangimi i Kosovës në kuadër të këtij raporti të Bankës Botërore, ka qenë pozita 86 kurse sot jemi në pozitën e 75 që njëkohësisht shënon një ngritje prej 11 pozitave”, tha Mejzini, duke shtuar se në indikatorin e fillimit të biznesit është bërë një ngritje mjaft kualitative dhe se nga vendi i 100 ku ka qenë vitin e kaluar sot Kosova rangohet në vendin e 42. “Kjo është rezultat i ndryshimeve, thjeshtësimeve të procedurave, shkurtimit të afatit kohor për regjistrimin e biznesit, si dhe integrimin e sistemit të regjistrimit të institucioneve sikurse është Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës”, ka thënë Mejzini.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë çdoherë është e përkushtuar që ta mbështesë afarizmin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të vendit.






Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)