26 Prill 2024

Themelohet Banka e Azizë

Pekin, 24 tetor - Kina dhe afro 20 vende të tjera të Azisë, zyrtarisht e kanë hapur një bankë të re ndërkombëtare për Azinë.

Në Pekin është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për krijimin e Bankës Investuese për Infrastrukturë në Azi.

Kina shpreson se kjo bankë do të jetë sfidë për Bankën Botërore, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Në bankën e re në Azi janë përfshirë edhe fuqitë rajonale, siç janë India dhe Katari, pastaj Uzbekistani, Kazakistani dhe Pakistani.

Aleatët e afërt të Shteteve të Bashkuara, Koreja Jugore dhe Australia, nuk janë përfshirë në këtë bankë.

Para një viti, Kina kishte propozuar krijimin e kësaj banke, duke thënë se do ta jepte pjesën më të madhe të kapitalit fillestar prej 50 miliardë dollarësh.