23 Prill 2024

Ekonomitë e Apec-ut premtojnë politika fleksiblël fiskale

Pekin, 23 tetor - Ministrat e financave të ekonomive të APEC-ut u zotuan për të zbatuar në mënyrë fleksibël politikat fiskale në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas mbledhjes së të 21-të të mërkurën në Pekin.

Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, palët premtojnë të nxitin më tej reformat strukturore, të zgjidhin pengesat për zhvillimin ekonomik dhe të çlirojnë energji të reja për nxitjen e rritjes ekonomike.

Ministri i Financave i Kinës Lou Jiwei, vuri në dukje se investimet në infrastrukturë ishin një pikë e rëndësishme e diskutimeve në këtë mbledhje.

Ministrat e Financave propozuan përdorimin e financimeve të përbashkëta të partneritetit privat publik, për të tërhequr kapitale në ndërtimin e infrastrukturës në rajonin e Azi Paqësorit.

Krahas këtyre, ministrat pjesëmarrës shfaqën në mbledhje vendosmërinë e përballimit së bashku të sfidave e rreziqeve duke nxitur ringjalljen e ekonomisë globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)