18 Prill 2024

Shënohet përvjetori i 9-të për çrrënjosjen e varfërisë

Prishtinë, 23 tetor - UNKT me agjencitë dhe fondet e OKB-së dhe në partneritet me Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot shënon përvjetorin e 9-të të aktiviteteve për çrrënjosjen e varfërisë me disa ngjarje të ndryshme.

Aktivitetet përfshijnë “Ecja e pabarazisë” me figura publike nga Kosova, e cili u zhvillua më 16 tetor 2014, dhe Çmimin e Varfërisë në Gazetari, të planifikuar për sot nga ora 17:00, në Muzeun e Kosovës në katin e parë.

Ceremonia e shpërblimeve të Çmimi në Gazetari për Varfërisë do të zhvillohet për të nderuar storiet më të mira nga të gjitha mediat e publikuara në mes të tetorit 2013 dhe tetorit 2014.

Qëllimi është që të inkurajojmë të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare për të këmbyer vizionin e tyre për një të ardhme më të mirë, e cila do të udhëhiqet nga njerëzit e saj - ata që kanë njohuri, kapacitet dhe entuziazëm për të parë përparimin e Kosovës drejt një të ardhme të begatë në familjen evropiane dhe globale.

Debati Post-2015 do të jetë pikë referimi për të gjitha ngjarjet duke rikonfirmuar se Kosova është ndër shoqërive në tranzicion, ku njerëzit - të pasur apo të varfër; anëtarë të etnive të ndryshme në mjediset urbane dhe rurale janë duke kërkuar një rrugë të përbashkët drejt një të ardhme të qëndrueshme.

Të dhënat e fundit tregojnë se rreth 30% të kosovarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë, dhe rreth 10% jetojnë në varfëri të skajshme.

Aktivitetet e avokimit për çrrënjosje të varfërisë të vitit 2014 do të ri-theksojnë rëndësinë e arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit dhe lidhjeve me Agjendën Post-2015 dhe rëndësinë e saj në Kosovë, si pjesë e raportimit global në nivelet më të larta të OKB-së.

Për të mbështetur këto përpjekje, Aktivitetet për çrrënjosjen e varfërisë synojnë forcimin e dialogut dhe zhvillimin e partneriteteve midis komuniteteve, politikëbërësve dhe vendimmarrësve, agjencive të zhvillimit, shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat dhe medies. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)