26 Prill 2024

BERZH ofron 100 mln euro për sigurimin e depozitave

Bruksel, 22 tetor - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ofron një kredi prej 100 milionë euro për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, me qëllim sigurimin e sektorit bankar në vend.

Sipas ATSH-së, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe BERZH-t.

Ekspertë të Ministrisë së Financave, gjatë prezantimit të projektit në komision, u shprehën se qëllimi i marrëveshjes është sigurimi i fondeve shtesë, përveç fondit të Agjencisë, për të përmbushur detyrimet e saj ligjore kundrejt depozituesve.

Projekti merr një rëndësi të veçantë në fushën e sigurimit të sektorit bankar në vend dhe financohet nga BERZH-i me një kredi prej 100 milionë eurosh, me kushtin që të ketë garancinë e Republikës së Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)