29 Mars 2024

FOL: Çmimet referente nuk i ndalin manipulimet nëpër tenderë

Prishtinë, 21 tetor - Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) ka finalizuar dy lista të produkteve me çmime mesatare të tregut të cilat do t’u shërbejnë institucioneve publike për vlerësimin e tenderëve.

Është finalizuar lista me çmime referente për artikujt higjienikë dhe materialin zyrtar. Por kjo listë nuk do të jetë obliguese për autoritetet kontraktuese.

Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ka thënë se i kanë finalizuar dy lista të artikujve që mund të përdoren nga autoritetet kontraktuese.

Ai ka shpjeguar se hartimi i listës është bërë duke marr çmimet e artikujve nga pesë operatorë të ndryshëm dhe pastaj është nxjerr çmimi mesatar.

Por, edhe pas kësaj, Hoxha ka thënë se lista me çmime është publikuar për komentimin nga operatorët e fushës.

Ai ka thënë se është duke u punuar edhe në hartimin e listave të artikujve të tjerë që zakonisht blihen përmes procedurës së prokurimit nga institucionet publike. /koha/`

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)