25 Prill 2024

OEK apelon për mbrojtjen e bizneseve shqiptare në Serbi

Prishtinë, 20 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të të ditur se me shqetësim është duke i përcjellë dukuritë vandale të shkatërrimit të bizneseve dhe pronave të shqipëtarëve në Serbi.

\"Jemi të mendimit se një qasje e tillë nuk është në frymën e normalizimit të raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë e në veçanti nuk është në mbështetjen e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel\", ka theksuar kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Pasuria sipas tij është e shenjtë dhe është e drejtë e çdo qytetari që ta mbrojë, por apelojmë tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare  në Kosovë si dhe në Serbi të bëjnë maksimumin në mbrojtjen e pasurisë dhe bizneseve shqiptare në Serbi.

\"Promovojmë regjionin dhe për këtë duhet të eliminohen barrierat në mes shteteve anëtare, të avancohet dialogu dhe bashkëpunimi ekonomik, të depolitizohen proceset ekonomike se vetëm vula ekonomike mund të jetë garrancë e fuqizimit të marrëveshjeve politike\", theksoi ai.

Gërxhaliu me tutje ka thënë së skena të tilla të djegieje dhe të shkatërrimit të pasurisë së shenjët të shqipëtarëve në Serbi janë skena të cilat nuk i bëjnë nder Serbisë në rrugëtimin evropian, nuk i bëjnë nder normalizimit të raporteve Kosovë Serbi dhe është një njollë karshi investoreve të huaj dhe përmirësimit të imazhit të Ballkanit Perëndimorë të cilat do të de motivojnë edhe më tepër investohet e huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)