18 Prill 2024

Ferronikeli shpërndan pako me ushqim në Drenas

Drenas, 2 tetor - Në prag të festës së Kurban Bajramit, ndërmarrja e NewCo Ferronikeli së bashku me Komunën e Drenasit bënë  shpërndarjen e 80 pakove me ushqim , për familjet me kushte të rënda ekonomike.

Me këtë rast përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Drenasit, falënderuan NewCo Ferronikelin për bashkëpunim në projekte të ndryshme duke kontribuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve , në fusha të ndryshme.

“Falënderojmë NewCo Ferronikelin e në veçanti menaxhmentin e saj të cilët po shprehin solidaritet me rastin e festës së Kurban bajramit. Ne si komunë , në kuadër të bashkëpunimit që kemi me NewCo Ferronikelin në shumë fusha po ashtu kemi arrit që të realizojmë edhe këtë aktivitet sot pra shpërndarjen e ndihmave për banorët” u shpreh z. Skender Hasi , përfaqësues i Kuvendit Komunal të Drenasit dhe njëherazi edhe koordinator i komunës për këtë projekt me NewCo Ferronikelin.

Ndërkaq Drejtori Menaxherial i NewCo Ferronikelit, z. Ioannis Moutafis , në një fjalim të shkurtër përpara qytetarëve të pranishëm , tregoi për përkushtimin që Kompania e tij ka ndaj komunitetit të Drenasit dhe për bashkëpunimin e mirë në projekte të ndryshme me Komunën e Drenasit.

Ai më konkretisht tha se “Në këtë ditë të rëndësishme , po përpiqemi që me këto ndihma sado të  vogla që vijnë nga ana jonë, të bëjmë të mundur që kjo festë të vij këtë vit sa me e madhe dhe sa me e gëzueshme në familjet tuaja . E gjitha kjo po arrihet,  fal një bashkëpunimi të mirë që kemi me Komunën e Drenasit. Kompania NewCo Ferronikeli e ka dëshmuar diçka të tillë pasi edhe në  të kaluarën kemi arritur të bashkëpunojmë , me projekte të ndryshme me Komunën e Drenasit që prekin mirëqenien e banorëve” ,  tha z. Moutafis.

Po ashtu z. Moutafis u zotua para qytetarëve të rajonit të Drenasit që projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. 

Në fund përfaqësuesit e NewCo Ferronikelit dhe Komunë së Drenasit ju uruan festën e Kurban Bajramit të gjithë të pranishmëve, të cilët edhe shprehen falënderimet e tyre.

Pakot ushqimore që u shpërndan sot përbëhen nga: 50 kilogram miell, vaj, sheqer, oriz e ushqime të tjera elementare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)