24 Prill 2024

Rialokohen 29 milionë euro për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Prishtinë,  1 tetor - Me propozimin e Ministrit të Financave, Qeveria ka miratuar vendimin për rialokimin e 29 milionë eurove për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe 500 mijë euro për Radio Televizionin e Kosovës.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka njoftuar kabinetin qeveritar për procesin e dialogut në Bruksel ka pasur zhvillime pozitive në zbatimin e marrëveshjeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (në ndërtimin e infrastrukturës së përbashkët në gjashtë vendkalimet kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, projekt ky i financuar dhe mbikëqyrur nga Bashkimin Evropian).

Gjithashtu zëvendëskryeministrja Tahiri  ka theksuar arritjen e marrëveshjes për energjinë dhe lëvizjen e lirë, ndërsa ka thënë se tashmë janë shënuar hapa edhe në drejtim të arritjes së marrëveshjes për telekomunikacionin.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar dhe ka shprehur falënderim për angazhimin e zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe ekipit të saj në procesin e dialogut në Bruksel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)