19 Prill 2024

Miratohet Koncept Dokumenti për Pijet Alkoolike

Prishtinë,  1 tetor - Nën drejtimin e Kryeministrit Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën janë miratuar dokumente dhe vendime nga përgjegjësitë e saja kushtetuese dhe ligjore.

Koncept Dokumenti për Pijet Alkoolike është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme.

Ky Koncept dokument ka për qëllim krijimin e kornizës ligjore për parimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me regjistrimin, prodhimin, përpunimin, treguesit gjeografik të mbrojtur, kualitetin, përshkrimin, prezantimin, etiketimin, importimin, eksportimin e pijeve të forta alkoolike në Republikën e Kosovës.

Objektivat e këtij koncept dokumenti synojnë përmirësimin e cilësisë dhe standardit të pijeve alkoolike dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e këtij sektori me ndikim në zhvillimin e bujqësisë, punësimit në këtë sektor, rritja e efikasiteti dhe aftësisë konkurruese të prodhuesve të pijeve alkoolike në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)