23 Prill 2024

Gjermania mund të ketë rritje ekonomike më të ulët në vitin 2014

Berlin, 30 shtator - Shefi i Ekonomisë së Gjermanisë, Sigmar Gabriel, deklaroi se 2014-a mund të ketë një rritje ekonomike më të ulët sesa parashikimi i qeverisë.

Rritja ekonomike gjermane për vitin 2014 mund të jetë më e ulët se 1,8 për qind, që ishte parashikuar nga qeveria, por do të jetë në nivel të mirë në raport me partënerët e saj në BE, njoftoi të dielën ministri i Ekonomisë.

Për ministrin socialdemokrat, Sigmar Gabriel, kriza ukrainase peshon mbi investimet dhe jo vetëm mbi kompanitë, që kanë lidhje tregëtare të drejtpërdrejtë me Rusinë.

“Me sa duket, si përfundim shifrat e rritjes ekonomike do të jenë pak më poshtë sesa parashikimet tona të 1,8 për qind”, tha Gabriel në një intervistë për radion publike “Deutschlandfunk”.

“Megjithatë, Gjermania do të ruajë një aktivitet ekonomik shumë të mirë në krahasim me Evropën”, shtoi ai, duke theksuar se tregu i punës është i qëndrueshëm.

Në prill, qeveria gjermane parashikonte një rritje ekonomike prej 1,8 për qind për vitin 2014. Por ekonomia e parë evropiane regjistroi në tremujorin e dytë një rënie të produktit të saj bruto me 0,2 për qind, sipas statistikave zyrtare, për shkak të tensioneve gjeopolitike në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)