26 Prill 2024

Viti 2015, me norma një shifrore të interesit

Prishtinë, 22 shtator - Kamatat për kredi në Kosovë mbesin më të lartat në rajon, përkundër se ato kanë trend rënës, ka thënë drejtori i Mbikëqyrjes Bankare në BQK, Mentor Geci.

E rënie edhe më të madhe të kamatave, ka paralajmëruar kryetari i Shoqatës së Bankave në Kosovë, Petrit Balija. “Për fat kemi pas trend pozitivë viteve të fundit, pasi prej vitit 2010 kemi rënie të normave të interesit. Në vitin 2010 norma mesatare e interesit në kredi ka qenë 14.3 %, kurse tani norma mesatare për kredi ka rënë në vetëm 10.8%”.

 Nëse vazhdojnë me këtë trend besoj se vitin e  ardhshëm do të jemi në nivel një shifror për norma të interesit për kredi e që nuk do të dallojnë shumë nga rajoni”, theksoi Balija. Kreu i Shoqatës së Bankave një pjesë të fajit për këtë nivel të kamatave ia ka vënë edhe bizneseve, të cilat sipas tij nuk bëjnë planifikime afatgjate.

“Kur një biznes aplikon për një kredi ai aplikacion vlerësohet për vlerën që ka si aplikacion. Nëse është biznes që ka histori të mirë kreditore, ai do të merr një normë të interesit më të ulët.

 Normat kreditore mund të jenë të negociuara dhe secili aplikacion shikohet veç e veç. Sa ma shumë biznese me rriskë të ulët aq më e ulët norma e interesit”, ka bërë të ditur Balija,  të hënën në emisionin Ekonomia me Erëzën,në Klan Kosova.

Deklaratave të këtij të fundit ju kundërpërgjigj njohësi i ekonomisë, Naim Gashi. Bankat në Kosovë, sipas tij, nuk po e luajnë rolin që kanë për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi ato po i dyfishojnë profitet e tyre duke lënë anash standardin e jetesës. Gashi ndër të tjera shtoi se bizneset në Kosovë paguajnë 13 deri 14% kamata gjë kjo që nuk është në shërbim të komunitetit. Ai fajin e hedh edhe tek BQK-ja që sipas tij kanë përgjegjësi ligjore t’i shikojnë interesat e qytetarëve. Njohësi i ekonomisë, Naim Gashi gjatë debatit në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, shtoi se bizneset dhe qytetarët nuk janë të informuar sa duhet rreth shërbimeve bankare. Sipas tij organizimi i panaireve financiare është një zgjidhje e duhur.

“Mendoj se panairi është i mirëseardhur sepse bizneset dhe qytetarët kanë mungesë të theksuar të informacionit për shërbimet që ofrojnë bankat në Kosovës për mënyrën e kalkulimit të kamatave”, tha Gashi. pjesëmarrës në këtë debat ishte edhe Berat Thaçi, Hulumtues i Bankometrit në Institutin GAP. Në bazë të hulumtimeve të bëra, Thaçi tha se rregullorja e BQK-së për shpalosjen e informatave për bankat komerciale nuk është duke u implementuar plotësisht.

Gjatë debatit në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, Petrit Balija kryetar i Shoqatës së Bankave, bëri të ditur se edhe këtë vit kanë organizuar Panairin Financiar që do të mbahet me 23 dhe 24 shtator. Ky panair është një mundësi e mirë për qytetarët që të njihen me produktet që ofrojnë bankat në Kosovë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)