08 Maj 2024

G20: Rritja e ekonomisë botërore 1.8 për qind në 2018

Canberra, 22 shtator - Ministrat e Financave të G20-s u shprehën optimistë për arritjen e qëllimit të rritjes ekonomike të botës në vitin 2018.

Sipas komunikatës së publikuar të dielën pas përfundimit të takimit të ministrave të Financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të G20-s, në vitin 2018 GDP-ja globale do të arrijë 1.8%, shifër kjo shumë pranë objektivit prej 2%.

Grupi i ministrave të 20 ekonomive kryesore të botës premtoi në takim se vendet e zhvilluara do të zbatojnë politikat monetare që favorizojnë rimëkëmbjen ekonomike.

Grupi u zotua gjithashtu se do të miratojë një politikë fiskale fleksibël në përputhje me situatën aktuale, duke mbajtur në një shkallë të arsyeshme përqindjen e borxhit në raport me GDP-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)