23 Prill 2024

Shpërblehen tatimpaguesit e vitit

Prishtinë, 20 shtator - Duke synuar inkurajimin e komunitetit biznesor të Kosovës për kryerjen e obligimeve tatimore, Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës organizuan ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve për vitin 2013.

E organizuar në partneritet me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganat e Kosovës, kjo ngjarje paraqet një pikë motivuese për të gjithë tatimpaguesit duke ngritur vetëdijen e tyre mbi kryerjen e obligimeve shtetërore.

Hapjen e ceremonisë e bëri drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, duke theksuar rëndësinë e këtij organizimi i cili njëherit reflekton edhe bashkëpunimin midis Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane,  si dhe komunitetit të biznesit me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Doganën e Kosovës. 

Ai tha se mbledhja e më shumë të hyrave nuk duhet të rëndojë mbi bizneset të cilat edhe ashtu janë kontribuues të mëdhenj e të rregullt, por përmes përmes krijimit të një mjedisi në të cilin bizneset stimulohen të deklarojnë dhe të paguajnë në mënyrë vullnetare.

Ai më tej shtoi se mirënjohjet të cilat ndahen sot janë vetëm një copë letre e cila nuk ka ndonjë vlere monetare ose vlere tjetër të çmueshme, por për bizneset të cilave u jepet tregon se dikush është i vetëdijshëm për kontributin e tyre te madh si në mbushjen e arkës së shtetit, ashtu edhe ne krijimin e vendeve te punës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu shprehu haptas shqetësimin e tij në lidhje me mbështetjen e dobët të institucioneve shtetërore që u bëhet prioriteteve të zhvillimit ekonomik dhe komunitetit biznesor, duke thënë se derisa prioritet politike mbesin në rend të parë, për ekonomi më shumë flitet se sa që bëhet. Parimisht, ai inkurajoi bizneset që veprojnë në vend duke i quajtur ata heronj të pasluftës që punojnë me mund duke ndikuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.

Në anën tjetër, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, tha se qasja e institucionit që ai drejton ka në konsideratë faktin se nuk ka tatimpagues ideal mirëpo nuk ka as administratë perfekte.

Ai poashtu vuri në pah edhe partneritetin e mirëfilltë me përfaqësuesit e bizneseve. Për më tepër, Haliti paralajmëroi lansimin e projekteve të reja të ATK-së që kanë për synim lehtësimin e mëtejmë të mjedisit për të bërë biznes në aspektin fiskal, në mesin e të cilave edhe digjitalizimin e faturës së TVSH-së.

Në vijim, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna informoi të pranishmit se momentalisht Dogana është duke kaluar nëpër proces reformimi me qëllim të ngritjes së disiplinës, motivimin e bizneseve që respektojnë ligjin si dhe mbrojtjen nga ata të cilët i thyejnë rregullat.

Ai shtoi se duke iu falënderuar performancës më të mirë të zyrtarëve doganorë, Dogana ka arritur të shtojë mbledhjen e të hyrave me gjithë rënien e sasisë së importit.

Kompanitë e mëdha që u klasifikuan në kategorinë e parë me qarkullim vjetor mbi 5 milion Euro janë: "Cacttus", "Deloitte Kosova", "Intering", "Fortesa" dhe "Birra Peja".

Kompanitë që morën mirënjohje në kategorinë e kompanive me qarkullim vjetor prej 1 – 5 milion Euro ishin "Arena Engineering", "Vila Gërmia",  "MSS-Mobile Sanitary Services", "Newco Trofta" dhe "Studio Moderna Kosovë".

Ndërsa, në kategorinë e kompanive me qarkullim prej 100.000-1 milion Euro mirënjohjet u ndanë për "Grant Thornton", "Arianiti - A", "IMS – Refractory", "El-Mak" dhe "ComTech".


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)