29 Mars 2024

SHBA i jep Ukrainës një ndihmë prej 46 milionë dollarë

Washington, 19 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin Ukrainës një ndihëm financiare prej 46 milionë dollarë për forcimin e sigurisë në Ukrainë.

Presidenti i SHBA Barak Obama do ta shpallë zyrtarisht sot këtë ndihmë për Ukrainën.

Kjo ndihmë përfshinë garantimin financiar të rojeve kufitare të Ukrainës dhe konsiderohet si veprimi më i ri i SHBA kundër Rusisë në një kohë që më parë Amerika i kishte dhënë Ukrainës ndihma ushtarake me një vlerë mbi 70 milionë dollarë.

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko të enjten foli në Kongresin Amerikan duke falënderuar ligjvënësit amerikanë për përkrahjen që i kanë dhënë Ukrainës përballë Rusisë.

Presidenti i Ukrainës ka udhëtuar në SHBA për të përfituar përkrahje nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)