16 Prill 2024

Përmbyllët projekti i BE-së “KOSVET VI”

Prishtinë, 16 shtator - Në një përpjekje për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të mësimdhënies dhe ofrimit të shërbimeve të trajnimit nga pikëpamja e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe perspektiva e punësimit, iniciativa e projektit të BE-së “KOSVET VI” për zhvillim të trajnimit profesional në vendin e punës dhe akreditim u lansua në shtator të vitit 2009.

Që atëherë, ky projekt ka mbështetur ofrimin e trajnimeve profesionale për mijëra punëkërkues të rinj dhe ka punuar ngushtë me disa Ministri në zhvillimin e qasjeve efektive për sigurimin e masave të tregut aktiv të punës që ishin disejnuar për të luftuar papunësinë.

Ky projekt ka punuar ngushtë me një numër të madh organizatash, përfshirë Qendrat Rajonale për Punësim, Zyrat Komunale të Punësimit, Qendrat e Trajnimit Profesional, Qendrat e të Rinjve, Agjencitë Rajonale për Zhvillim, ARDA-n, Odën Ekonomike të Kosovës, Aleancën Kosovare të Bizneseve, Universitetet dhe Kollegjet, në mënyrë që të zhvillojnë dhe ofrojnë  programe trajnuese.

Projekti KOSVET VI do të përfundojë më 21 shtator të këtij viti. Rezultatet përfundimtare të këtij projekti do të prezantohen në një ngjarje përmbyllëse të këtij projekti, e cila do të mbahet më 16 shtator.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)