18 Prill 2024

Rritet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Europë

Berlin, 16 shtator - Fondacioni gjerman "Bertelsmann-Stiftung" publikoi të hënën se megjithëse së fundmi ekonomia e BE-së ka qenë e stabilizuar, hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është zgjeruar më tej si dhe ekziston një rritje pabarazie mes Europës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Sipas anketimeve ka rezultuar se kriza europiane e borxheve është shkaktarja kryesore e sfidave ekonomike në BE.

Sipas këtij raporti, hendeku i të pasurve dhe të varfërve ne vendet anëtare të BE-së ka shkaktuar rritjen e tensioneve dhe humbjen e besimit.

Vazhdimi i këtij trendi kërcënon integrimin europian. Raporti thekson se BE-ja duhet të kujdeset për problemin e barazisë shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)