29 Mars 2024

USAID do ta ndihmojë Kosovën edhe me 34 milion dollarë

Prishtinë, 15 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Misionit të USAID-it, Chris Edwards, nënshkruan sot një amendament të Marrëveshjes bilaterale për Grantin e Objektivave Zhvillimore, nënshkruar mes dy qeverive në dhjetor 2013.

Me këtë amendament, USAID do të ofrojë mjete shtesë prej 34.334.636 dollarë në fonde për të mbështetur një sërë aktivitetesh në Kosovë, përfshirë edhe programet për të mbështetur sundimin e ligjit dhe përmirësimin e qeverisjes, rritjen e investimeve dhe punësimit në sektorin privat, si dhe rritjen e kapitalit njerëzor.  

Ky është plotësimi i katërt i Marrëveshjes i cili sjellë shumën e gjithëmbarshe të zotuar në 75,328,664 dollarë amerikan në emër të mjeteve financiare për mbështetjen e zhvillimit të Kosovës .

USAID-i është agjencion i pavarur i qeverisë federale i cili merr udhëzime të përgjithshme të politikës së jashtme nga Sekretari i Shtetit, ndërsa ofron asistencë ekonomike dhe humanitare anembanë botës për më shumë se 50 vjet. USAID-i këtë vit shënon 15-vjetorin e Partneritetit për Ndryshime Pozitive në Kosovë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)