26 Prill 2024

Sanksionet “prekin” edhe Fondin Pensional në Rusi

Moskë, 15 shtator - Rusia do të përdorë ca para, fillimisht të destinuara për pensione, për të mbledhur një fond anti-krizë, i cili do të ndihmojë kompanitë e prekura nga sanksionet perëndimore.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kufizuar qasjen e disa kompanive ruse në kapitalin e tregjeve, me shpresë për të bindur Kremlinin që të ndryshojë sjelljen e tij në Ukrainë.

Kompanitë, që përfshijnë gjigantin shtetëror të naftës Rosneft, kanë kërkuar ndihmë nga qeveria.

Agjencia RIA Novosti citon ministrin e Financave, Anton Siluanov, të ketë thënë se vendimi për të ndaluar transferimin e parave në Fondin e Pensioneve do t’i sjellë buxhetit 309 miliardë rubla shtesë (8.18 miliardë dollarë) në vitin 2015.

“Kjo do të na mundësojë që t’iu ndihmojmë kompanive”, ka thënë Siluanov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)