27 Prill 2024

Filloj pastrimi i lumit Trepça

Mitrovicë, 2 shtator - Ka filluar pastrimi i lumit “Trepça”, duke filluar nga fshati Rekë, në një gjatësi prej tre kilometra. Pjesa tjetër e lumit, nga Reka deri në Tunelin e parë, po ashtu në një gjatësi prej mbi dy kilometra,  do të pastrohet më vonë.

Lumi që I jepte gjallëri luginës së  Stan Tërgut, për shkak të atakimit nga dora e njeriut, ishte ngushtuar shumë dhe ishte mbushur përplot me mbeturina, që I hidhnin në të banorët që jetojnë përgjatë lumit, kohëve të fundit të zinte frymën nga kundërmimi dhe e shëmtonte ambientin përreth.

Për të përmirësuar këtë gjendje, kryetari I Komunës Agim Bahtiri bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Mitrovicës, Musa Dragaj, kanë sigurua mjete për realizimin e projektit për pastrimin e lumit, gjë e cila nuk ishte bërë për më shumë se tetë dekada.

Kryetari I komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë se si shkojnë punët e pastrimit. Bahtiri  me këtë rast ka thënë se që kur është instaluar në krye të komunës, prioritet e ka pasur ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë e qytetit.

“Kam thënë se Mitrovica duhet tu ngjasoj qyteteve të Evropës sa I përketë pastërtisë. Ne jemi të bekuar që jetojmë në qytetin që I ka ketër lumenj  të rëndësishëm, siç janë Sitnica, Ibri, Lushta dhe Trepça. Tashmë kam marrë një sërë masash për të pasur një ambient sa më të bukur në qytet e rrethinë dhe për të pasur pastërti të lartë. Këto ditë do të vendosen brenda qytetit 20 kontejner nëntokësor, por me kaq nuk do të ndalemi.  Po ashtu edhe për rrethinë jam I interesuar që të ketë ambient të mirë dhe pastërti të duhur, Andaj edhe po e realizojmë këtë projekt për pastrimin e këtij lumi”, ka thënë ai.

Kryetari Bahtiri po ashtu ka apeluar tek qytetarët që të mos I hedhin më mbeturinat në lumë, ndërkohë që ka premtuar kontejner për hedhjen e mbeturinave dhe angazhimin e kompanisë për transportimin e mbeturinave.

Por ajo që më pengon është papastërtia   e këtyre lumenjve.  për këtë arsyeje në sot kemi  ndërmarrë këtë aksion me qëllim të pastrimit të lumit. Nga qytetarët kërkoi që të jenë të kujdesshëm dhe të mos I hedhin mbeturinat në lum”, tha  kryetari Bahtiri.

Edhe drejtori Musa Dragaj ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes se ku po I hedhib mbeturinat, duke I garantuar ata se do të kenë kontejner të mjaftueshëm dhe largimin me rregull të mbeturinave pasi që të vendosen në vende të caktuara.

“Projekti për pastrimin e “Trepçës”, kushton diku mbi 6.000 euro. Punët po I kryen operatori I kontraktuar “unitetit”. Çdo gjë po shkon në rregull dhe besoj se puna do të kryhet për 10 ditë”, ka thënë ai.

Drejtori i kësaj kompanie, Skender Tahiraj, papastërtia që mbretëron në këtë lum,  paraqet një imazh të keq  për këtë vendbanim. Me pastrimin e lumit gjithçka do të jetë ndryshe”, tha ai.

Banorët që jetojnë afër lumit thanë se janë shumë të kënaqur me këtë punë që po e bënë komuna. Abedin Musliu, pasi falënderoi kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Dragaj, tha kjo është puna më e mirë për këtë komunitet që po bëhet në disa dekadat e fundit. Ai u zotua se do të bisedoj me fqinjët e tij për të mos I hedhur më mbeturinat në lum.

Gjatë javës zyrtarët komunalë do të bisedojnë me banorët e vendbanimeve përgjatë lumit për sensibilizimin e tyre për të mos hedhur mbeturina në lum dhe për pagesën për transportimin e mbeturinave deri në deponinë kryesore të qytetit në Koshtovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)