29 Mars 2024

Drejtoria e Infrastrukturës me projekte të reja investuese

Prishtinë, 28 gusht - Drejtoria e Infrastrukturës në komunën e Prishtinës i ka të qarta projektet që do të investoj në infrastrukturën e kryeqytetit për vitin 2015.

Në bazë të draftbuxhetit të komunës së Prishtinës për vitin 2015, 11 milion janë paraparë të ndahen për drejtorin e Infrastrukturës. Drejtori Hysen Durmishi specifikon për Radio Kosovën disa nga orientimet në investime në rrugë rurale dhe urbane dhe projekte të mëdha kapitale. Ai përmend projektet që synojnë t’i përfundojnë, e që disa prej tyre janë trashëguar nga qeverisja e kaluar.

Durmishi bëri të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka pranuar 600 kërkesa nga qytetarët për rregullimin rrugëve. Çështja e kanalizimeve në lagje të ndryshme të kryeqytetit është pengesa themelore, e cila ndikon në mos realizmin e projekteve. Për këtë thotë Durmishi janë duke hartuar planet për zgjidhen e tyre. Ndërkohë sipas tij, lagja e Matit është e degraduar për arsye të planifikimit jo adekuat që është bërë deri më tani.

Durmishi ka bërë të ditur se kanë përgatitur një draft të planifikimit strategjik për vitin 2016/2017, ku parashihet ndërtimi i një pjesë të unazës së qendrës nga restorant Ariu tek kryqëzimi i rrugëve për Gjilan dhe Shkup në drejtim të Fushë-Kosovës dhe Mitrovicës.(rtk)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)