16 Prill 2024

Nesër temperaturat deri në 29 gradë celsius

Prishtinë, 27 gusht -  Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë mbajti mot me diell. Temperatura minimale është luhatur nga 12 gradë celsius, kurse më e larta e ditës ka arritur në 32 gradë celsius.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër pritet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm me diell dhe vranësira të pjesshme. “Për nesër dhe pasnesër pritet të mbajë mot afërsisht i ngjashëm me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të luhaten në mes 11C deri 15C, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 29C.

Do të fryj erë nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare. Reshjet e dobëta të parashikuara për ditën e enjte janë ç’vendosur si rezultat i erërave të dobëta dhe uljes graduale të presionit atmosferik, mirëpo reshjet pritet të fillojnë ditën e shtune dhe do të vazhdojnë edhe javën e parë të shtatorit.

Gjithashtu pritet të kemi edhe zbritje të lehta të temperaturave të ajrit”, është thënë në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)