28 Mars 2024

OEK: Kërkimi i borxheve me prapavijë politike

Prishtinë, 27 gusht – Oda Ekonomike e Kosovës,  (OEK), ka vlerësuar se kërkesa e  Serbisë për kompensim dhe kërkim të borxheve nga Kosova me prapavijë   politike

“Në kuadër të politikes për pengimin e funksionalizimit të shtetit të Kosovës, Serbia së fundi po përgatitet për të kërkuar kompensimin e dëmit ekonomik që është shkaktuar ndaj saj nga bombardimi i NATO-së dhe pavarësimi i Kosovës”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Sipas vlerësimeve të Odës Ekonomike të Serbisë i gjithë dëmi, si dhe borxhi që Kosova ka ndaj Serbisë, kapin shumën prej 10 miliardë eurosh, ku në këtë shumë janë llogaritur po ashtu edhe investimet e kompanive serbe në Kosovë para luftës, investimi nga mjetet e ish-fondeve të Serbisë dhe Jugosllavisë për zhvillim ekonomik të viseve ekonomikisht të pazhvilluara dhe pasuria e refugjatëve serb që u larguan pas luftës nga Kosova.

“Dokumentacioni i gjerë që për këtë çështje është mbledhur dhe sistemuar në Odën Ekonomike të Serbisë dhe ajo, siç pohojnë mediat serbe, posedon të dhëna dhe dëshmi të detajuara për secilën kategori, nga mjetet që në Kosovë dikur derdheshin përmes ish-fondeve federative dhe të Serbisë për zhvillim, e deri te investimet individuale biznesorë”, thuhet në komunikatën e OEK-ut . 

Oda Ekonomike e Kosovës mendon se momentumi për zyrtarizmin e një nisme të tillë nga Beogradi nuk është i rastësishëm. “Së shpejti pritet që të vazhdojnë negociatat në kuadër të kornizës së Brukselit, që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy palëve. Nga ana tjetër, BE-ja dhe sidomos Gjermania kanë bërë të qartë se fillimi dhe ritmi i dialogut për pranim të Serbisë në BE do të varen nga ndryshimi i politikes se Beogradit ndaj Kosovës. Serbia është e ndërgjegjshme se nga ajo do të kërkohet shumë në heqjen dorë nga pretendimet ndaj Kosovës. Prandaj, një nismë sikur kjo “për kompensim të dëmit dhe kërkim të borxheve nga Kosova”, mund të ketë prapavijë politike për të ngarkuar agjendën e bisedimeve dhe për të zhvendosur fokusin nga çështjet prioritare të bisedimeve”, thuhet në komunikatë. 

Nisur nga kjo, Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se kjo kërkesë duhet të trajtohet seriozisht dhe të analizohet nga pala kosovare, sepse nuk duhet përjashtuar mundësinë që, pas publikimit të saj në Beograd, ajo të hidhet së shpejti edhe në tryezën në Bruksel.

“Edhe pse përmbajtja e kësaj nisme mund të duket irracionale, imponimi eventual i saj në agjendën e bisedimeve ne Bruksel kërkon përgatitje paraprake në Prishtinë për tu ballafaquar me sukses më të dhe për të hedhur poshtë pretendimet e saj”, vlerëson OEK .

Edhe pse bëhet fjalë për një kërkesë të papranueshme, Oda Ekonomike e Kosovës është e mendimit që në nivel të administratës qendrore dhe me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve relevante duhet të krijohet një grup punues i cili për detyrë do të ketë përgatitjen e reagimit të palës kosovare ndaj ngritjes së çdo nisme të tillë nga ana e Serbisë.

“Oda Ekonomike është e gatshme që të inkuadrohet në punën e një mekanizmi të tillë”, thuhet në komunikatë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)