26 Prill 2024

Besnik Beka, drejtor i ri i Drejtorisë së Prokurimit në Mitrovicë

Prishtinë, 20 gusht - Besnik Beka, është emëruar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, drejtor i ri i Drejtorisë së Prokurimit në komunën e Mitrovicës.

Emërimi është bërë pasi që drejtori i deritashëm i kësaj drejtorie, Gani Mustafa, ka kërkuar nga kryetari Bahtiri, për shkaqe personale, që të lirohet nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Prokurimit.

Beka është i lindur më 08.02.1987, në Mitrovicë, ku ka kryer shkollën e mesme-Gjimnazin “Frang Bardhi”. Në vitin 2006  ka filluar studimet universitare pranë Universitetit Publik të  Prishtinës, të cilat i ka përfunduar në afat të rregullt, në vitin 2009, me notën mesatare 9.92. Si njëri nga studentët më të mirë, ishte shpërblye me çmimin “Student i dalluar i Universitetit të Prishtinës”.

Në vitin 2010 ka regjistruar studimet për master, ku i ka dhënë të gjitha provimet, me notë të shkëlqyeshme dhe pritet që së shpejti të mbroj edhe temën e diplomës.

Ai nga viti 2010 ka punuar si kontabilist në kompani të ndryshme, ku është treguar po ashtu i suksesshëm dhe për punën e tij drejtuesit e kompanive janë shprehur në superlativ.

Beka, krahas punë dhe studimeve pasuniversitare, ka ndjekur edhe trajnime të shumta e të ndryshme. Është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe i njeh shumë mirë programet kompjuterike, për çka është certifikuar gjatë trajnimeve të ndryshme.

Ai me rastin e pranimit të detyrës së re, ka premtuar se  do të zbatoj me përpikëri ligjin dhe se do të jetë maksimalisht transparent dhe i hapur për medie e opinion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)