25 Prill 2024

Banka e Shqipërisë monitoron masat për nxitjen e kreditimit

Tiranë, 20 gusht - Banka e Shqipërisë ka nisur prej kohësh monitorimin në mënyrë periodike të masave që ka marrë për nxitjen e kreditimit.

Pas këtij monitorimi ka rezultuar se pesë nga bankat e sistemit e kanë raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit më të lartë, sesa po të ishte llogaritur pa efektin e masave, me një luhatje në nivelet 0.37-1.38 pikë përqindje më të lartë.

Pra, bankat që kanë ndjekur politika më aktive në kreditim, kanë arritur realisht të përfitojnë nga paketa e masave të Bankës së Shqipërisë.

Për sa i përket masave të Bankës së Shqipërisë në lidhje më investimet jashtë vendit, besohet se ato kanë pasur një efekt frenues, që potencialisht mund të kishin qenë edhe më të mëdha, për shkak të krizës në ekonominë e brendshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)