24 Prill 2024

Argjentina i paguan 532 milionë dollarë borxh New Yorku-ut

Buenos Aires, 1 gusht - Shefi i kabinetit argjentinas Jorge Capitanich tha të enjten se vendi i tij nuk kishte dështuar në pagimin e borxhit, edhe pse bisedimet e së mërkurës me investitorët ishin të pasuksesshme.

Capitanich tha se mosarritja e një marrëveshjeje erdhi për shkak të \"paaftësisë\" së ndërmjetësit të caktuar nga gjykata, Daniel Pollack.

Një gjykatë në Nju-Jork vendosi pro kërkesës së fondeve në ShBA që blenë bonot argjentinase me rrezik me një çmim të ulur dhe e hodhën më pas në gjyq qeverinë argjentinase për t\'i kthyer shumën e plotë nominale të këtyre bonove.

Banka Qendrore e Argjentinës depozitoi 532 milionë dollarë në Bankën e New Yorkut më 26 qershor për të paguar kreditorët e saj, por gjykata ka bllokuar levrimin e këtyre fondeve.

Shefi i kabinetit argjentinas Jorge Capitanich tha se vendi i tij mund ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)