19 Prill 2024

Ekonomia amerikane rritet për 4 për qind

Washington, 31 korrik - Ekonomia amerikane u rrit me shpejtësi në tremujorin e dytë të vitit, duke u zgjeruar me një ritëm vjetor prej 4 për qind.

Sipas raportit të sotëm të Departamentit të Tregëtisë, zgjerimi ishte bërë falë rritjes së porosive të bizneseve, së shpenzimeve nga qeverisja shtetërore dhe lokale dhe ajo e eksporteve amerikane.

Rritja në prill, maj dhe qershor ishte një ndryshim i madh krahasuar me tremujorin e mëparshëm, kur koha e keqe e pazakontë pengoi biznesin dhe ekonomia u tkurr me një ritëm vjetor 2 për qind.

Shumë ekonomistë kishin parashikuar një rritje ekonomike, por të paktë ishin ata që kishin menduar se do të ishte kaq e madhe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)