29 Mars 2024

FMN paralajmëron rreziqe për rritjen globale

Washington, 30 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se normat më të larta të interesit dhe rritja më e dobët në tregjet e reja mund të shkaktojë tkurrjen e rritjes globale me 2% në 5 vitet e ardhshme.

Raporti i FMN-së bën të ditur se interesi i lartë dhe rritja e dobët do të përforcojnë njëri-tjetrin, duke shkaktuar rritje më të ulët dhe duke dëmtuar tregjet e reja me pabarazi të madhe ekonomike, si Argjentina, Brazili, Rusia dhe Turqia.

FMN-ja paralajmëroi gjithashtu se trazirat në Ukrainë mund të ndikojnë tek rajonet e tjera, nëse zgjerohen sanksionet kundër Rusisë. Kjo do të ndikojë ne furnizimin me gaz natyror në Europë dhe do të dobësojë bankat europiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)