29 Mars 2024

FMN ul parashikimin për rritjen globale

Washington, 25 korrik - Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka ulur parashikimin për rritjen globale për vitin 2014, duke pritur një përparim më të ngadaltë në Shtetet e Bashkuara dhe një ulje të optimizmit për parashikimin për disa nga tregjet në zhvillim.

FMN-ja e uli parashkimin sot në një përparim prej 3.4 për qind këtë vit, 0.3 për qind më pak sesa një parashikim i mëparshëm.

Por meqenëse rritja në ekonomitë e zhvilluarra pritet të jetë më e lartë, FMN-ja e mbajti të pandryshuar parashikimin për një rritje prej 4 për qind për vitin 2015.

Në variantin e ndryshuar të parashikimit, FMN-ja thotë se rreziqet e rënies vazhdojnë të mbeten një shqetësim për ekonominë botërore, përfshirë mundësinë që trazirat gjeopolitike mund të sjellin si rezultat ngritjen e çmimit të naftës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)