28 Mars 2024

Futen në likuidim ndërmarrjet “Ratar”, “Rekreaturs” dhe “Savremeni Dom

Prishtinë, 24 korrik - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti takimin e rregullt ku diskutoi për një varg çështjesh të përcaktuara në agjendë, në përputhje me mandatin ligjor.

Bordi u informua nga menaxhmenti me aktivitetet dhe zhvillimet e fundit të Agjencisë, ndërkaq u diskutua edhe për Raportin e Auditimit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për AKP-në për vitin 2013, për çka Agjencia ka dhënë komente sqaruese në pjesët e Raportit ku ka pasur mospajtime, ndërsa u vendos që menjëherë të hartohet një plan veprimi për të adresuar të gjeturat e Auditorit.

Bordi gjatë këtij takimi aprovoi buxhetin e AKP-së për vitin 2015 si dhe aprovoi caktimin e depozitave për Shitjet e Aseteve përmes Likuidimit nr.27, ndërsa u diskutua edhe për zhvillimet në ndërmarrjet e privatizuara me spin off special: “MIM Golesh” dhe “AgroKosova Holding”. Ndërkaq sa i përket ndërmarrjes “Jugoterm”, e cila është nën monitorim të Agjencisë, Bordi duke mirëpritur nivelin e tanishëm të investimeve dhe në bazë të kërkesës së blerësit ia zgjati afatin e marrëveshjes së zotimeve deri me 15 gusht 2014.

Bordi aprovoi për përfshirje në procesin e likuidimit edhe të tri ndërmarrjeve shoqërore, NSh “Ratar”, “Rekreaturs” dhe NSh “Savremeni Dom”. Gjithashtu, u aprovuan 60 lëndë të shqyrtuara për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore..

Bordi aprovoi Raportin e Komisionit për Shqyrtimin e Statusit pronësor për dy ndërmarrje, të cilat pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit për to rezultuan se janë në pronësi shoqërore dhe si të tilla bien nën administrim të Agjencisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)