26 Prill 2024

AKP cakton datën për organizimin e Shitjeve të Aseteve

Prishtinë, 22 korrik -  Agjencia Kosovare e Privatizimit ka caktuar datën për ripërsëritjen e pranimit dhe hapjes së ofertave për Shitjet e Aseteve të ndërmarrjeve shoqërore përmes likuidimit nr. 26.

Në përputhje me pikat për veprim të dala nga mbledhja e fundit e Bordit të Drejtorëve, Agjencia ka vendosur për të rishpallë Shitjet e Aseteve përmes Likuidimit nr. 26 dhe është përcaktuar për datën 20 gusht dita kur do të mbahet ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave.

Agjencia vlerëson se ka dhënë mjaft kohë për ofertuesit për të bërë ata hulumtimet e nevojshme për ndërmarrjet e reja dhe asetet që do të jenë pjesë e tenderëve dhe shpreson për organizim të suksesshëm, ndërkaq do të bëjë marketing të shtuar, të veçantë dhe të drejtpërdrejt.

 Agjencia garanton për proces të hapur, transparent, me prezencën e ofertuesve dhe të medieve dhe me transmetim të drejtpërdrejt në kamera për të gjithë të interesuarit që s’janë të pranishëm në sallë.

Shitja e Aseteve përmes Likuidimit nr. 26 ishte paraparë të mbahet me datë 10 qershor, por atë ditë stafi i Agjencisë u përball me dhunë që u ushtrua nga një grup banorësh pretendues të pronave që sipas fletave poseduese figurojnë në emër të ndërmarrjeve shoqërore.

Të brengosur për sigurinë e stafit, për sigurinë e ofertuesve të tjerë dhe për të parandaluar dëmtimin e konkurrencës publike të procesit, AKP e pezulloj më pas tërë organizimin e asaj dite të ceremonisë së hapjes së ofertave.

Agjencia do të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në përputhje me mandatin e vet ligjor me qëllim të organizimit me sukses të shitjeve të reja dhe të ruajtjes së sigurisë së stafit të AKP-së gjatë ditës kur do të mbahet ceremonia e dorëzimit dhe hapes së ofertave.

Ndërsa palët, të cilat kanë çfarëdo pretendimi pronësor apo kreditor duhet t’i adresojnë ato në institucionin relevant, apo në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e  cila gjykatë është e themeluar nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës me mandatin për shqyrtim të çështjeve të ndërlidhura me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)