28 Mars 2024

Mbi 1000 punëkërkues në Panairin e Punës 2014 të Odës Amerikane

Prishtinë, 23 prill - Sot u përmbyll Panairi i Punës 2014, që u organizua për të njëmbëdhjetën herë me radhë nga Oda Amerikane, këtë vit në bashkëpunim me kompaninë 'The HeadHunter'.

Ky Panair zgjoi interesimin e rreth 1000 studentëve dhe punëkërkuesve nga i gjithë vendi, ku përveç që patën mundësinë të ndjekin punëtori dhe sesione të organizuara me qëllim të vetëdijësimit dhe këshillimit në çështje lidhur me integrimin e tyre në tregun e punës, punëkërkuesit shfrytëzuan Panairin e Punës që të aplikojnë për pozita të ndryshme të hapura nga njëzet kompani të sektorëve të ndryshëm si: banka dhe financa, kontabilitet dhe auditim, ndërtimtari dhe farmaceutikë, prodhim ushqimi, tregti, konsulencë afariste, marketing dhe marrëdhënie me publikun.

Përderisa në ditën e parë të panairit, u mbajtën punëtoritë  mbi Reduktimin e Mangësisë së Shkathtësive dhe  mbi Promovimin e Punës Vullnetare, në ditën e dytë, pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin prezantimin e studimit të realizuar nga kompania ‘the HeadHunter’ mbi Punësimin dhe Mirëqenien në Evropën Juglindore.

Ky studim, të cilit iu përgjigjen 10 000 persona, mbi 2.700 vetëm nga Kosova,  u realizua me qëllim që të hulumtohet vendi i punës në pesë vende të Ballkanit. Të gjeturat e këtij studimi ndër të tjera treguan se sektori privat është punëdhënësi më i  madh me 66 % të punësuar.

Gjatë ditës së dytë të Panairit u mbajt edhe punëtoria me temën ‘Rritja e bashkëpunimit midis Universiteteve dhe Sektorit Privat”.

Përfaqësuesit nga universitetet të cilët ishin edhe panelistë në këtë punëtori, theksuan rolin që ka bashkëpunimi me sektorin privat në suksesin e të rinjëve, për këtë arsye shumë universitete tashmë kanë përfshirë në planprogramin e tyre shumë trajnime dhe praktikë të obligueshme për studentët në kompani të ndryshme.

Ky është viti i njëmbëdhjetë me radhë që Oda Amerikane organizon Panairin e Punës, dhe ajo do të vazhdojë të organizojë aktivitete të tilla me qëllim të ofrimit të sa më shumë mundësive për punësimin e të rinjëve në vend.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)