25 Prill 2024

Prezantohet projekti "pjesëmarrja e Kosovës në kornizën e integruar"

Prishtinë, 23 prill - Ministri i Financave Besim Beqaj ka prezantuar sot projektin e mbështetjes së Ministrisë së Financave - Pjesëmarrja e  Kosovës në kornizën më të integruar të monitorimit fiskal të cilën është duke e realizuar Komisioni Evropian.

Me këtë rast ai ka thënë se avancimi i Kosovës në procesin e integrimit evropian është prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe në këtë drejtim pjesëmarrja e Kosovës në kornizën më të integruar të monitorimit fiskal të cilën është duke e realizuar Komisioni Evropian është kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim.

Ministri Beqaj theksoi se zhvillimet në planifikimin afatmesëm dhe avancimi i Kosovës në procesin e integrimit evropian ka mundësuar që mekanizmi ekzistues monitorues FSM – Surveillance Mechanism të avancohet në përgatitjen e programit ekonomik fiskal ( EFP).

Ky program për herë të parë do të përgatitet në janar të vitit të ardhshëm dhe ka dy objektiva – e para të përgatiti kornizën e politikave afatmesme, duke përfshin objektivat e financave publike, prioritetet e reformave strukturore për aderim në BE dhe së dyti ofron një mundësi për të zhvilluar kapacitetet institucionale dhe analitike të domosdoshme për pjesëmarrje në Unionin Ekonomik dhe Monetar.

Përvojat e fituara në këtë fushe do të shërbejnë për përgatitjen efikase të programit ekonomik të para anëtarësimit në momentin kur Kosova do të bëhet kandidat për anëtarësim në BE.

Në kuadër të procesit të decentralizimit fiskal në Kosovë reformat do të shkojnë në drejtim të delegimit të autonomisë edhe më të madhe në menaxhimin e granteve dhe të hyrave vetanake.

Ministri Beqaj theksoi se do të vazhdohet në përkrahjen e ngritjes së kapaciteteve në nivelin komunal për sa i përket menaxhimit të financave publike, planifikimit buxhetor, ekzekutimit të buxhetit, hartimin e politikave fiskale dhe grumbullimin e të hyrave vetanake, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira ndaj qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)