19 Prill 2024

Lituania miraton ligj që i hap rrugë anëtarësimit në Eurozonë

Vilnius, 18 prill - Lituania miratoi sot një ligj që i hap rrugë anëtarësimit vitin e ardhshëm në Eurozonë, një masë që do të forconte integrimin drejt BE-së Evropian.

Lituania miratoi sot një ligj që i hap rrugë anëtarësimit vitin e ardhshëm në zonën euro, një masë që do të forconte integrimin drejt Bashkimit Evropian, në sfondin e shqetësimeve nga ana e Rusisë, fuqia dominuese e epokës sovjetike.

Tetëdhjetë e shtatë deputetë nga 141 që ka parlamenti lituanez votuan pro këtij ligji. Shtatë deputetë votuan kundër dhe 13 abstenuan.

“Një integrim më i zgjeruar forcon sigurinë e vendit, rrit rëndësinë e peshës së politikës së Lituanisë në Evropë dhe në arenën ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri lituanez, Algirdas Butkevicius.

Vend balltik me tre milionë banorë dhe anëtare e BE-së që nga viti 2004, Lituania ndjek në këtë rrugëtim Estoninë dhe Letoninë fqinje, tashmë anëtare të zonës euro respektivisht që prej 2011-s dhe 2014-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)