29 Mars 2024

Agim Shahini dekorohet me titullin “Doktor Honoris Causa”

Prishtinë, 17 prill - Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, ka marrë titullin “Doktor Honoris Causa” për ekonomi dhe diplomaci ndërkombëtare nga Akademia Universale Botërore e Paqes e akredituar nga OKB-ja, USA dhe UE-ja.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se titulli ”Doktor Honoris Causqa”, e motivon edhe më shumë për angazhime.

“Kosova është një vend i prosperitetit dhe më vije mirë që këtë përparim e vlerësojnë sot më shumë se shtatëdhjetë shtete të botës për të më nderuar me këtë titull”, tha Shahini

Ai shtoi se mbetet obligim i përbashkët që të punojnë edhe më shumë, që të japin kontribut edhe më shumë, sepse Kosova ka nevojë për ne dhe ka nevojë për një ekonomi të fuqishme e të qëndrueshme. Sipas tij ka nevojë po ashtu edhe për një aleancë të përbashkët globale.

“Ky titull më obligon që të rrënojmë kufijtë e të gjithë atyre që tentojnë ti ndalojnë qytetarët e të tjerë që të lëvizin e punojnë lirshëm. Duhet angazhim më shumë nga ata të cilët kanë qëlllim të tyre zhvillimin ekonomik dhe diplomacinë ndërkombëtare”, tha Agim Shahini.

Kryetari AKB-së, tha se vendi ka nevojë për ndryshime dhe ato duhet ti bëjnë kosovarët vetë me punë dhe angazhime, e jo të presin nga të tjerët.

Dr.Madhu Krishan, president i Akademisë Universale Botërore të Paqes, tha se rezolutën për ndarjen e titullit  “Doktor Honoris Causa” për ekonomi dhe diplomaci ndërkombëtare për Agim Shahinin, e kanë miratuar shtatëdhjetë shtete të asambles së përgjitshme me seli në Nju York.

Sipas tij ky titull i jepet për kontributin e dhënë të tij për zhvillimin ekonomik të shoqërisë së Kosovës.

President i Akademisë Universale Botërore të Paqes, tha se Kosova po ashtu ka dhënë mesazhe paqeje në të gjitha format dhe  tituj të tillë i jepen  njerëzve meritor dhe vlerësimit të figurës së tyre.

Presidenti Fatmir Sejdiu,  e ka vlerësuar lartë dhënien e këtij titulli për Shahinin. Sipas tij atë që e bënë biznesi, kultura e sporti nganjëherë nuk mund ta bëjë as politika dhe kjo ka rëndësi.

Edhe Dr.Shefki Hysa, përfaqësues i Misionit Diplomatik për Prosperitet e Paqe në Shqipëri, tha se dhënia e titullit “Doktor Honoris Causa” për Agim Shahini, ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ky mision tituj të tillë i ka dhënë shumë personalitetev të shquara në mbarë globin dhe njëra nga këto figura të shquara në Kosovë është edhe Agim Shahini.

Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se  është ky titulli i parë që i jepet një personaliteti në Kosovë dhe të cilin titull e cilësoi të rëndësishëm.

Edhe biznesemei Ramiz Kelmendi, e vlerësoi lartë dhënien e titullit “Doktor Honoris Causa”për Agim Shahini, njeriu i cili për disa vjet ka qenë dhe mbetet zëri i bizneseve. 

Në këtë ceremoni kishte edhe parfaqësues të tjerë nga jeta institucionale, politike, ekonomike e fusha të tjera. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)