19 Prill 2024

Gjermania pret një rritje ekonomike prej 2 për qind

Berlin, 17 prill - Qeveria e Gjermanisë pret për vitin 2014 si edhe vitin e ardhshëm 2015 një rritje koniunkturore prej 1,8 përkatësisht 2 përqind.
Ministri gjerman i Ekonomisë, Sigmar Gabriel pret dy vite të suksesshme nga pikëpamja ekonomike.

Në vitin 2013, produkti i brendshëm bruto - që është shuma e të gjitha mallrave dhe shërbimeve të gjeneruara - u rrit me vetëm 0,4 përqind në Gjermani. Në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm rritja do të jetë shumë më e madhe.

"Ekonomia gjermane ndodhet në një fazë rritjeje solide", tha ministri i Ekonomisë, Gabriel në prezantimin e prognozës së pranverës të qeverisë federale.

"Në bazë të prognozës tonë, rritja ekonomike ndodhet në një bazë të gjerë dhe stabile". Me përllogaritjet e saj, qeveria gjermane bashkohet me parashikimet e instituteve kryesore ekonomike gjermane, të cilat parashikuan javën e shkuar për vitin në vazhdim një rritje ekonomike prej 1,8 dhe për vitin e ardhshëm një rritje prej 2,0 përqind.

Në këto parashikime megjithatë nuk janë llogaritur pasojat që do të kishte një përshkallëzim i situatës në marrëdhëniet midis BE dhe Rusisë në kuadër të një ashpërsimi të sanksioneve. "Natyrisht që në prognozë ne nuk mund të marrim parasysh një ashpërsim të gjendjes aktuale, qoftë edhe për vetë faktin, sepse ne nuk e duam këtë ashpërsim", u shpreh Gabriel.

Por sipas tij, gjithashtu mbetet e qartë se qeveria gjermane nuk ka frikë dhe është e gatshme të përballet në mënyrë të qartë me një shkallëzim tjetër të situatës.

 "Nëse Rusia nuk do të kujdeset më në fund që shkallëzimi të marrë fund, atëherë ajo duhet të llogarisë që Gjermania dhe Evropa janë të gatshme që të aktivizojnë shkallën e tretë të sanksioneve", paralajmëroi ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari në Berlin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)