25 Prill 2024

Hapet panairi i parë “ProBiznes 2014”

Prishtinë, 16 prill - ProCredit Bank bëhet banka e parë në Kosovë që organizon një panair për klientë biznesi në qendër të Prishtinës në mënyrë që të kontribuoj në zhvillimin dhe promovimin e bizneseve Kosovare, posaçërisht prodhuesve vendorë.


Qëllimi kryesor i këtij panairi është që klientëve pjesëmarrës ti jepet edhe një përkrahje shtesë nga ana e bankës ku bizneset do të kenë edhe një mundësi tjetër që të promovojnë produktet e veta në tregun e Kosovës.


Pjesëmarrës në këtë panair janë 80 biznese nga e gjithë Kosova me veprimtari të ndryshme si: Materiale ndërtimore, sisteme dhe pajisje ndërtimi,dyer dhe dritare, bujqësi dhe blegtori, produkte ushqimore dhe tregti etj.

 
Panairi  do të jetë i hapur për vizitorë edhe me datë 17 prill nga ora 10:00 deri ne ora 19:00. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)