20 Prill 2024

Thellohet bashkëpunimi ndërqeveritar Kosovë – Japoni

Tokio, 15 prill - Ministri i Financave Besim Beqaj në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Kryeministri  Hashim Thaçi,  është  takuar me Ministrin e Financave të Japonisë, Taro Aso, ku të dyja palët u zotuan për thellimin e mëtejmë t bashkëpunimit ndërqeveritar.

Ministri Besim Beqaj fillimisht e falënderoi  Ministrin Aso për bashkëpunimin si dhe ndihmën që Qeveria Japoneze i ka dhënë shtetit të Kosovës që nga përfundimi i luftës përmes projekteve të ndryshme në sektorin e Agrokulturës, Shëndetësisë, Transportit dhe Infrastrukturës.

Gjithashtu , në vazhdën e takimeve në Japoni, Ministri i Financave Besim Beqaj së bashku me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj si dhe përfaqësuesit e bizneseve të Republikës së Kosovës, Safet Gërxhaliun  nga Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës u takuan edhe me Presidentin e Organizatës së Tregtisë së Jashtme të Japonisë Satoshi Miyamoto.

Gjatë takimit ministri Beqaj kërkoi thellim të bashkëpunimit ekonomik si dhe mbështetje financiare për realizimin e projekteve të nevojshme që konsiderohen si prioritete nga Qeveria e Kosovës siç janë; trajtimi i ujërave të zeza në të gjitha qytetet e Kosovës dhe mbështetje të sektorit privat përmes Fondit Zhvillimor.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)