18 Prill 2024

Aksion për rritjen e nivelit të pastërtisë

Mitrovicë, 19 prill - Më qëllim të rritjes së nivelit të pastërtisë në rrugët e qytetit të Mitrovicës, prej 22 prillit 2013 do të nis një aksion i koordinuar nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Policia e Kosovës. 

Paralajmërohen edhe masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që në mënyrë të vrazhdë janë duke e dëmtuar mjedisin.

Shefi i sektorit të shërbimeve komunale në Drejtorinë e Inspeksionit, Fatmir Kelmendi, tha se problemet me të mëdha janë duke u shkaktuar nga mbeturinat e materialit ndërtimor.

“Në kuadër të aksionit fokusi do të jetë që të lirohen rrugët e ngushtuara nga hedhja e mbetjeve ndërtimore si dhe eliminimin e deponive të egra”.

 Ai tha se në një takim të përbashkët që është mbajtur nga zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, policisë dhe kompanisë “Uniteti” është biseduar edhe për rritjen e shkallës së pastërtisë në qytet si dhe eliminimin e parregullsive në sferën e pastërtisë.

“Në takim u mor qëndrim që nga data 22.04.2013 të filloj aksioni për eliminimin parregullsive”.

Ai tha se ndaj të gjithë personave fizikë, subjekteve afariste dhe subjekteve ndërtimore të cilët hasen duke hedhur mbeturina në sipërfaqe publike, jashtë kontejnerëve, do të veprohet sipas ligjeve ne fuqi dhe ndaj tyre do te merren masa ndëshkuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)