20 Prill 2024

Italia detonatori që mund të shpërthejë Eurozonën

Romë, 13 dhjetor - Tani, më shumë se kurrë, shoqëria italiane është në krizë pasi që Italia është ende nën sëmbimin e recesionit dhe të dhënat e publikuara së fundmi tregojnë rënie të mëtejshme.

Unicredit dhe Intesa Sanpaolo, dy nga bankat më të mëdha italiane, raportuan gjithashtu se janë \"thellësisht në zonën e rrezikut.\" Titujt kryesorë në gazetën ekonomike italiane \"Il Sole 24 Ore,\" ishin tepër të zymtë dhe të pashpresë.

Sipas statistikave më të fundit të ISTAT, Qendra Kërkimore Kombëtare Italiane, thuajse tre në dhjetë italianë janë në rrezik për të rënë poshtë kufirit të varfërisë, ndërkohë që gati gjysma e të gjitha familjeve italiane mbijeton me më pak se 2 mijë euro të ardhura në muaj.

Prodhimi industrial ra me 1% në tetor, vetëm nga muaji i kaluar. Që nga mëngjesi i së hënës, tregtia në tre bankat italiane, Monte Paschi di Siena, UBI dhe Banca Popolare di Milano, u bllokua sepse aksionet e tyre ranë me 5%, duke provokuar një bllokim të përkohshëm automatik.

Kryeministri aktual italian Mario Monti Monti tha për gazetën ´La Repubblica´ se ai ishte \"shumë i shqetësuar\" për të ardhmen e Italisë, dhe në një intervistë për të njëjtën të përditshme, ai paralajmëroi se Italia duhet \"të shmangë kthimin në një detonator që mund të shpërthejë eurozonën.\"

Duke njohur rëndësinë dhe pasigurinë e situatës së momentit në Itali, Bloomberg raportoi se Monti do të zhvillonte bisedime me Angela Merkel gjatë të hënës.

Zëdhënësi për mediat i qeverisë gjermane tha gjatë një konference për shtyp mëngjesin e së hënës se Merkel gjithmonë \"ka punuar mirë me z.Monti dhe e ka vlerësuar punën e tij si shumë të kënaqshme.\"

Monti është parë nga Evropa si \"një palë duar të sigurta\" dhe si dikush që gëzonte besimin dhe mbështetjen e Merkelit dhe Barrosos.

Edhe pse zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se Merkel nuk do të komentonte dorëheqjen e Montit ose ndonjë lideri potencial të së ardhmes për Italinë, është e qartë se ata do t´a ndjekin nga afër situatën.

Në mëngjesin e së hënës, tregjet britanike dhe gjermane u hapën me ulje, krahasuar me mbylljen e tyre përgjatë së premtes.

Në dy orët e para të ditës, shitja në tregun e aksioneve italiane ra ndjeshëm dhe në mënyrë graduale. Indeksi i aksioneve për tregun italian, ose FTSE MIB, u ul në 3.3%, duke humbur 519 pikë.

Kjo luhatje kaloi dukshëm në shtetet periferike të eurozonës si përshembull Spanja, ku tregu i aksioneve spanjolle IBEX pësoi ulje me 1.8%.

Londra qarkullon ende sasinë më të madhe të eurove në Evropë, dhe indeksi i saj i aksioneve FTSE 100, ra me 18 pikë, duke reflektuar frikën që ndihet në mbarë botën, nga lajmi se Italia ndodhet edhe njëherë tjetër në prag të trazirave politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)