25 Prill 2024

Ariu i parë kthehet në habitatin e saj natyral

Prishtine, 16 mars - Iniciativa e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës për eliminimin e “mini-kopshteve zoologjike” në të cilat mbahen llojet e rrezikuara të faunës sonë, që nga sot është jetësuar me fillimin e ndërtimit të strehimores për arinjtë e murrmë.

Sot, më 16 Mars, 2013, IKMN transportoi ariun e parë, të gjinisë femër dhe me emrin Kasandra, në strehimoren afër liqenit të Badovcit, që është ngritur me ndihmën e Fondacionit për Mbrojtjen e Kafshëve “Vier Pfoten”, me seli në Vienë, Austri.

Transporti është bërë  nga një restoran afër Qafës së Duhlës. Në hapjen e strehimores mori pjesë Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, Ministrja për Integrim Europian, Vlora Citaku, Komandanti i KFOR’it, Volker Halbauer, dhe ambasadori Austriak në Kosovë, Johann Brieger.

Deri më tani janë evidentuar 15 arinjë të murrmë që mbahen në këto mini-kopshte, kryesisht në kuadër të restoraneve. Gjatë këtij viti, të gjithë do të transportohen në strehimoren në Badovc.

Gjatë vitit të kaluar, MMPH ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin për Mbrojtjen e Kafshëve “Vier Pfoten”, për mbajtjen dhe përkujdesjen e arinjëve të murrmë në strehimoren në Badovc.

Ky projekt financohet krejtësisht nga Fondacioni, dhë përfshinë ndërtimin e rrethojës me tela elektrikë dhe trajnimin e stafit për përkujdesje të arinjëve.

Praktika të tilla zbatohen në shumë shtete të botës, ku llojet e mbrojtura të arinjëve mbahen në strehimore të veçanta gjysmënatyrore dhe shërbejnë edhe për çështje komerciale.

Rasti i Kosovës është i pari në rajon që po arrin të finalizohet, edhe pse “Vier Pfoten” ishte përpjekur që strehimore të ngjashme të hapen edhe në Shqipëri dhe Serbi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)