25 Prill 2024

PTK-ja tregues për investitorë të huaj

Prishtinë, 15 gusht- Shprehja e interesit nga tetë kompani, prej tyre dy konsorciume që kanë dorëzuar aplikacionet për para-kualifikim për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, nga ekspertët të ekonomisë dhe komuniteti i biznesit në vend shihet në kënde të ndryshme.

Kryetari i Aleancës Kosovare të bizneseve (AKB), Agim Shahini ka vlerësuar kompanitë që synojnë të blejnë aksionet e PTK-së. Sipas tij vetë prezenca e tyre kompanive në tenderin për blerjen e një pjesë të aksioneve të PTK-së, tregon se Kosova është treg i favorshëm për investime të huaja.

“Interesimi për të marr pjesë në tenderin për blerjen e kompanisë më profitabile në vend nga tetë kompani të huaja është nj dëshmi së tregu i telekomunikime në vend është treg që thithë investitorë të huaj”, ka thënë ai për Epokën e re

Shahini ka vlerësuar se këto kompani që vijën nga vende të ndryshme dhe me disa konzorciume i japin mesazh vendit se Kosova është e gatshëm që të pres investitorë serioz dhe potencial që do ta ia ndryshonin vendit qasjen për investime.

“Vërtet privatizimi i PTK-së, është një mundësi e mirë për Kosovën, që ajo të del mirë në sytë e investitorëve të huaja, por Kosova ka nevojë për një pako për investimet e huaja”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)